Kaula Haziri e ARTË në MBC2026

HISTORI E ARTË PËR KOSOVËN NË MBC2026 🥇🏆
Sportistja jonë e jashtëzakonshme, Kaula Haziri, ka shkruar histori në garat Mesdhetare MBC2026, duke fituar MEDALJEN E ARTË dhe duke ngritur flamurin e Kosovës në majat më të larta të sportit të boullingut! 🇽🇰✨
Në një konkurrencë të fortë, ku morën pjesë mbi 30 garues nga 16 shtete të ndryshme të Mesdheut, Kaula tregoi talent, qetësi, forcë mentale dhe shpirt kampioni, për të arritur triumfin më të madh të karrierës së saj deri më tani.
Kjo medalje nuk është vetëm një sukses personal.
Kjo është një fitore për Kosovën, për sportin e boullingut, për çdo të ri që beson në ëndrra dhe për të gjithë ata që me punë, sakrificë dhe përkushtim synojnë majat.
Me paraqitjen e saj madhështore, Kaula Haziri e bëri flamurin e Kosovës edhe më të artë, duke dëshmuar se vendi ynë ka kampionë që mund të triumfojnë në arenën ndërkombëtare. 🇽🇰🥇
Pas këtij suksesi qëndron edhe puna dhe përkushtimi i trajnerit Nysret Haziri, i cili me profesionalizëm dhe mbështetje të vazhdueshme ka kontribuar në këtë arritje historike.
Sot ndjejmë krenari, emocion dhe gëzim të jashtëzakonshëm.
Sot, Kosova feston një kampione të artë! 💙💛
Urime Kaula Haziri!
Historia sapo filloi…




